Ushtarakët e forcave speciale franceze morrën me forcë bazën ushtarake në Nigeri, të pushtuar më parë nga militantët, dhe liruan pengjet që ndodheshin në territorin e saj, njoftoi Ministri i Mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian.

Sipas fjalëve të tij, gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të bazës ushtarake në fjalë u vranë dy militantë.

0Gjatë sulmit mbi këtë bazë në prag terroristët morrën peng disa ushtarë. Si rezultat humbën jetën 20 ushtarakë nigerianë. Përgjegjësinë për këtë akt e morri mbi vete grupi islamik "Lëvizja për unitet dhe xhihadi në Afrikën Perëndimore", duke deklaruar se ai po hakmerret në këtë mënyrë ndaj Francës dhe Nigerisë për luftën kundër islamistëve në Mali.