Dy pensionistë francezë kanë ndërmend të udhëtojnë nëpër Evropë me një traktor të vjetër, të nxjerrë jashtë funksionimit 40 vjet më parë, njofton gazeta “Le Parisien”.

Udhëtarët, të cilët do të nisen për rrugë ditën e shtunë, kanë përcaktuar gjatësinë e rrugës prej tre mijë kilometrash përgjatë tetë vendeve evropiane. Pika e finishit do të jetë qyteti Amaliada në perëndim të Greqisë.

0Francezët kanë ndërmend t’ja dhurojnë traktorin shoqatës së vejushave të fermerëve të Greqisë, ku duke marrë parasysh krizën njerëzit janë të detyruar t’i kushtonjnë më shumë vëmendje punimit të tokës.