Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, falenderoi Moskën për qëndrimin e saj parimor në lidhje me Kosovën.

"Për Beogradin është e rëndësishme mbështetja e Rusisë në arenën ndërkombëtare, ku Moska mbron idenë e zgjidhjes paqësore të këtij problemi mbi bazën e respektimit të sovranitetit të Republikës së Serbisë", - deklaroi ai për Agjencinë e lajmeve “ITAR-TASS” në prag të vizitës së tij në Rusi.

Kosova është një krahinë autonome në përbërje të Serbisë. Në vitin 2008 autoritetet e saj shqiptarë shpallën pavarësinë në mënyrë të njëanshme, të cilën Beogradi nuk e njeh.