Qeveria e Japonisë ka hedhur poshtë thashethemet në lidhje me ekzistencën e fantazmave në rezidencën e Kryeministrit në Tokio, tek e cila transferohen tradicionalisht për të jetuar të gjithë krerët në fuqi të Kabinetit të Ministrave pas zgjedhjes së tyre.

Siç njoftoi Agjencia e lajmeve “Kyodo”, diskutimi i kësaj teme u mbajt në një takim të Dhomës së Lartë të parlamentit me kërkesë të deputetit nga Partia Demokratike.

0Kryeministri aktual i Japonisë, Shinzo Abe, duhet të transferohet në këtë vendbanim në të ardhmen e afërt. Legjenda tregon se natën nëpër shtëpi ecën fantazma e një ushtari të vrarë në vitin 1936 gjatë një rebelimi.