Aktivistja, që kërkon mbylljen e burgut në Guantanamo, hyri në debat të ashpër verbal me Presidentin amerikan Barack Obama gjatë kohës së fjalimit të tij në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington.

Obama kishte ndërmend të shpallte mbi heqjen e moratoriumit mbi transferimin e të burgosurve të huaj nga Guantanamo, kur një anëtare e organizatës pacifiste Code Pink filloi të thërrasë nga salla me të madhe: "Ju mund ta mbyllni Guantanamo-n sot!".

0Obama ka premtuar të mbyllë burgun në Guantanamo, ku mbahen të ngujuar pa gjyq të dyshuarit e huaj për përfshirje në veprimtari terroriste, që gjatë fushatës së vet elektorale të vitit 2008.