Vrasësi i ushtarakut në periferitë e Londrës filmoi një video-mesazh, duke i kërkuar dëshmitarëve okularë të krimit ta xhironin atë në kamera. Video në fjalë u postua në website-in e kanalit televiziv ITV. Në video një burrë afro-amerikan me një hanxhar dhe thikë të përgjakura në dorë shpjegon motivin e vdekjes së ushtarit si hakmarrje për vrasjen e myslimanëve.

Galeria fotografike

"Ne betohemi para Allahut se nuk do ta ndalim kurrë luftën për aq kohë sa ju nuk do të na lini të qetë ... Ne duhet të luftojmë me ta, ashtu siç ata luftojnë me ne", - deklaroi burri.

Tani të dy kriminelët janë në gjendje të rëndë në dy spitale të ndryshme nën mbikëqyrjen e rreptë të forcave speciale.