0Sëmundja Alzheimer dhe skizofrenia - këto sëmundje jashtëzakonisht të rënda, madje të tmerrshme, së shpejti mund të pushojnë së qëni një "dënim". Bioelektrokimistët nga Instituti i Kimisë Fizike në Moskë, si dhe kolegët e tyre nga India, SHBA-ja dhe Spanja, po studiojnë bashkarisht një nga proteinat që konsideroheshin më parë si të "pakapshme", që përcaktojnë ndarjen e membranës - Dinamin (Dynamin). Pikërisht "problemet, disfunksionimet” në punën e proteinës Dinamin dhe çojnë në sëmundjet nervore dhe të muskujve. Me fjalë të tjera, për trajtimin e patologjive të rënda neurologjike specialistët duhet të mësojnë që të rregullojnë "aktivitetin" e proteinës Dinamin.

I gjithë problemi konsiston në faktin se proteina Dinamin luan një rol të rëndësishëm në transmetimin e impulseve nervore. Gjatë sëmundjes Alzheimer - "paraliza e kujtesës" - ndodh prishja e këtij procesi.

"Ne tani kemi arritur për herë të parë të regjistrojmë aktivitetin e ndarjes së Dinamin (Dynamin) dhe të karakterizojmë këtë mekanizëm", - thotë bioelektrokimisti nga Instituti moskovit i Kimisë Fizike, Pavell Bashkirov.

Ndjekja, minitorimi i procesit të ndarjes së membranës ishte tejet i vështirë për shkak se ai ndodh në mënyrë pothuajse të rrufeshme. Ndihmuan për zgjidhjen e problemit nanoteknologjitë. Shkencëtarët përdorën për këtë qëllim nanotubat, të cilët kapnin të gjitha ndryshimet në membranë - për shembull, formimin e strukturave të vetme proteinike. Ne madje arritëm të masim përpjekjet që zhvillon Dinamin (Dynamin) gjatë deformimit të membranës.

Në shembullin e Dinamin shkencëtarët provuan gjithashtu se: shumë proteina, të cilat rindërtojnë strukturalisht membranat, mund të ketë një parim të përbashkët pune, funksionimi.

0Kurse kjo do të thotë se në të ardhmen e afërt do të jetë e mundur gjetja e metodës universale të rregullimit të ristrukturimit të membranave dhe përzgjedhja e skemave të reja për trajtimin e shumë sëmundjeve.