Qyteti rus i Shën Petersburgut ka aplikuar për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness për performancën e korit me 4 mijë vetë. Kori do të performojë më 26 maj, në Ditën e qytetit. Në shkallët e Katedrales së Shën Isakut (russ. Исааковский собор) do të këndojnë pothuajse të gjitha koret e Kryeqytetit verior rus.

Organizatorët e këtij aktiviteti thonë se debutimi i këtij kori masiv do të mbledhë rreth 60.000 spektatorë.