Pjesëmarrja e Iranit në konferencën ndërkombëtare për Sirinë, të propozuar nga Federata Ruse dhe SHBA-ja, mund të jetë e dobishme, deklaroi të enjten Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe, Nabil Al-Arabi.

"Unë jam pro pjesëmarrjes në konferencë të fqinjëve të Sirisë, si dhe të vendeve të tilla si Irani, të cilat kanë lidhje me ngjarjet që po ndodhin në territorin sirian", - deklaroi ai në Kajro.

SHBA-ja dhe disa vende të tjera perëndimore janë të mendimit se është më mirë që konferenca të zhvillohet pa pjesëmarrjen e Iranit që mbështet regjimin e Bashar Al-Assadit.