Agjencia Hapësinore Civile e Ekuadorit (EXA) njoftoi se sateliti i parë ekuadorian "Pegas", i lëshuar në kozmos, mund të përplaset së shpejti me mbetjet e padjegura të një rakete ruse. Rreth përplasjes së mundshme njoftoi Kreu i EXA dhe i vetmi kozmonaut ekuadorian Ronnie Nader.

Sot për herë të parë sateliti dërgoi në Tokë një video me filmime të sipërfaqes së Tokës.

Ekuadori ka në plan të lëshojë një tjetër satelit në korrik, por këtë herë nga territori i Rusisë.