Rusia do të reduktojë rezervat e armatimeve strategjike ofensive vetëm pasi të bindet se Shtetet e Bashkuara nuk do të tentojnë të minojnë potencialin e saj të frenimit bërthamor, deklaroi të enjten në konferencën mbi sigurinë europiane në Moskë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Gjenerali i ushtrisë Valeri Gerasimov.

"Qëndrimi rus ndaj planeve të mbrojtjes amerikane antiraket mbetet i pandryshuar. Në logjikën e përcaktimit të pozitës sonë ne nisemi nga nevoja për të siguruar garanci ligjore të pamundësisë së përdorimit të mjeteve të sistemit të mbrojtjes antiraket në Europë kundër forcave strategjike bërthamore ruse", - theksoi Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë.