Të enjten kompania ruse "Rosneft" do të nënshkruajë me kompaninë venezueliane të naftës PDVSA marrëveshjen e konfidencialitetit mbi sektorët e rinj të shelfit, pas siglimit të së cilës do të mund të marrë të dhënat gjeologjike dhe të përcaktojë ato zona të shelfit që dëshiron të shfrytëzojë, u tha gazetarëve Presidenti i kompanisë ruse Igor Seçin.

Në janar kompanitë nënshkruan memorandumet e mirëkuptimit për tre sektorë të shelfit, kurse brenda një viti kompania "Rosneft" duhet të vendosë se cilët sektorë i interesojnë asaj. "Mundësitë janë shumë të gjera", - theksoi Igor Seçin.