0Në mesin e atyre, të cilët presim me padurim fillimin e furnizimeve të gazit shist argjilor me kosto të lirë në Europë, është edhe Lituania. Aktualisht ky vend është krejtësisht i varur nga gazi rus, i cili i furnizohet atij në bazë të kontratave afatgjata. Kohët e fundit Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ka deklaruar se shpreson shumë në përfitimin e një alternative të gazit rus në formën e gazit amerikan. Në Evropë presin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku teknologjitë e reja të nxjerrjes së gazit shist argjilor kanë shembur çmimet në tregje dhe kanë siguruar plotësisht nevojat e vendit me gaz, do të heqin kufizimet për eksportet e tij. Angazhimin dhe gatishmërinë për t’a shndërruar SHBA-në në një furnizuese të gazit të lirë në tregun botëror e ka konfirmuar tashmë edhe Barack Obama. Vërtetë, fjalë bëhet për realizimin e kësaj ideje në jetë vetëm aty nga viti 2020. Në vetë SHBA politikanët vazhdojnë të debatojnë akoma - nëse ia vlen apo jo t’u lejohet kompanive prodhuese të gazit ta shesin lirisht karburantin jashtë vendit.

Në të njëjtën kohë, kompanitë amerikane shprehen gjoja të gatshme për të ndihmuar Bashkimin Evropian në prodhimin e gazit shist argjilor. Në po atë Lituani po përgatitet për të filluar nxjerrjen e kësaj lënde hidrokarbure kompania Chevron. Në Poloni autoritetet shpresojnë seriozisht në "revolucionin shist argjilor" në vend. Qeveria polake ka plane për të fituar qasje në burimet që janë gjoja të kalkuluara jo me qindra miliarda metra kub gaz, por me disa trilionë. Megjithatë, në vitet e fundit nga realizimi i këtyre planeve po heqin dorë vetë korporatat. Kështu vepruan, për shembull, kompania shtetërore polake Lotos, ajo amerikane Exxon Mobil dhe kanadezja Talisman Energy. Komenti i analistit politik të njohur polak Leszek Sykulsky:

- Unë e konsideroj euforinë e lidhur me gazin shist argjilor si një element të politikës së jashtme amerikane. Dhe kjo ka të bëjë jo vetëm me Poloninë, por edhe në vende të tjera evropiane. SHBA-ja po formon tregun global të energjisë. Ne duhet të pyesim veten se cilat janë rezultatet e kësaj fushate mediale në Evropë, të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të vërtetë prej saj do të përfitojnë SHBA-ja dhe koncernet amerikane, meqenëse pikërisht kjo eufori çoi në lehtësimin e hyrjes së koncerneve amerikane në tregun evropian.

0Edhe një tjetër aspekt i çështjes së gazit shist argjilor - pasojat e tij mjedisore, të cilat nuk janë studiuar deri në fund. Është plotësisht e mundur që një efekt anësor i nxjerrjes së tij të bëhet ndotja e ajrit, ujit dhe tokës me substanca toksike.