Stacioni i metrosë së Moskës "Kropotkinskaja" (russ. "Кропоткинская") natën në të gdhirë të së shtunës do të transformohet në një sallë koncertesh, ku pas mbylljes së stacionit për pasagjerët më 01:00 të mëngjesit me orën e Moskës mbi platformë do të vendosen karrige dhe një skenë e improvizuar. Vizitorët i pret një program i larmishëm: që nga muzika e vjetër angleze, e interpretuar me instrumente historike, deri tek xhazi dhe xhanri spirituals, nga këngët popullore ruse e deri tek këngët hite sovjetike.

Në këtë eveniment tradicional "Muzika në Metro" do të mund të marrin pjesë vetëm 250 persona, të përzgjedhurit në bazë të rezultateve të konkursit poetik, i cili u zhvillua nga metroja e Moskës.