Avioni i kompanisë ajrore Easyjet, i cili po fluturonte sipas itinerarit Barcelonë-Berlin, kreu një ulje emergjente në aeroportin Malpensa të Milanos. Gjatë fluturimit avionit iu thye një prej dritareve. Shkaqet e incidentit nuk janë bërë ende të ditura.

Sipas informatave në dispozicion, asnjëri prej udhëtarëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit nuk u lëndua.