Nga bregdeti lindor i Koresë së Veriut u tërhoqën 9 raketa balistike me rreze të ndryshme veprimi, duke përfshirë edhe raketat më të reja “Musudan”, të cilat në fillim të prillit u dislokuan atje në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë, të zhvilluara nga Koreja e Jugut me pjesëmarrjen e forcave të armatosura amerikane.

Në këtë mënyrë përkohësisht i është dhënë fund raundit të fundit të përshkallëzimit të tensioneve në Gadishullin Korean, kur Pheniani si kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve ushtarake amerikano-koreanojugore kërcënoi të lëshojë një "det zjarri" mbi objektet ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, Japoni dhe Guam. Pheniani gjithashtu shpalli tërheqjen nga regjimi i armëpushimit, i cili është në fuqi në Gadishullin Korean që nga viti 1953, dhe kthimin në "gjendje lufte".