Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më 23 dhe 24 maj të vitit 2013 po zhvillon në Moskë konferencën ndërkombëtare "Aspektet ushtarake dhe politike të sigurisë europiane". Në të do të marrin pjesë më shumë se 200 të ftuar të huaj.

"Qëllimi i konferencës është diskutimi i hapur i problemeve që ekzistojnë dhe përgatitja e propozimeve për zgjidhjen reciprokisht të pranueshme të tyre nga të gjitha palët me qëllim të garantimit të një sigurie të barabartë në Europë", - njoftoi Departamenti i Shtypit dhe Informacionit i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, "pikërisht gjatë ekspertizës ushtarake dhe tekniko-ushtarak të këtyre çështjeve mund të gjenden argumente suplementare që do t'i japin një impuls të ri diskutimeve".