Koreja e Jugut planifikon që në muajin gusht të lëshojë në orbitën e afërt të Tokës satelitin artificial “Arirang 5”, të pajisur me një radar me aperturë sintetike, njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjive të Republikës së Koresë.

Lëshimi i satelitit, i cili do të kryhet nga kozmodromi rus "Jasnij" (qarku i Orenburgut), është planifikuar për datën 22 gusht. Sateliti mund të përdoret për mbledhjen e informacionit sekret, planifikimin ushtarak, dhënien e ndihmës gjatë fatkeqësive natyrore dhe studimin e burimeve natyrore.