Ilda Boccassini ka marrë kërcënime për jetën. Të mërkurën në adresë të saj erdhi një letër me plumba.

"Në javët e fundit numri i letrave anonime me kërcënime në adresë të Boccassinit është rritur në mënyrë të ndjeshme", - theksoi Prokurori i Milanos, Edmondo Bruti Liberati, duke shtuar se kjo ka ndodhur pasi ajo aktikuloi aktakuzën në procesin gjyqësor të "çështjes Ruby", gjatë të cilit prokurorja Ilda Boccassini kërkoi dënimin e Berlusconit me 6 vjet heqje lirie.