Shkarko audiofailin

Më 23-24 maj në Moskë do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare me temë "Aspektet politike dhe ushtarake të sigurisë evropiane" me pjesëmarrjen e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS) dhe Organizatës së Traktatit të Sigurimit Kolektiv (OTSK), Krerëve të dikastereve ushtarake të shteteve të NATO-s.

U ftua gjithashtu për pjesëmarrje në të edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Analistët tani vrasin mendjen se çfarë shërbeu si shkas për thirrjen e saj. Versionin e vet në lidhje me këtë e ndau me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ekspertja ruse për çështjet e sigurisë evropiane Tatiana Parhalina:

- Kanë rrjedhur informacione se në këtë konferencë do të ndërmerret përpjekja për të ringjallur idenë e krijimit të një sistemi të ri të sigurisë evropiane me përfshirjen e të gjithë lojtarëve kryesorë në të - OSBE-së, NATO-s, Rusisë dhe aleatëve të saj. Më lejoni t'ju kujtoj se kjo është pikërisht ajo ide që iu ofrua Perëndimit nga Dimitri Medvediev në vitin 2008, kur ai ishte president. Por, mjerisht, më kot, pa asnjë rezultat. Që atëherë kanë rrjedhur shumë ujëra. Ndodhi konflikti ushtarak në Kaukaz, kur marrëdhëniet tona me NATO-n gati sa nuk kaluan në fazën e luftës së nxehtë. Kurse pastaj Bashkimi Evropian u përball me valën drastike të krizës financiare dhe miratoi konceptin e "mbrojtjes së ashpër", domethënë ruajtjen e potencialit të vet me mjete të kufizuara. Ndërsa pak kohë më parë aleatët e koalicionit ndërkombëtar në Afganistan deklaruan se në vitin 2014 do të tërheqin prej andej pjesën më të madhe të trupave të veta. Tani Rusisë po i lind një problem shumë serioz në këtë drejtim. Me pak fjalë, ka ardhur koha për t’iu rikthyer idesë së bashkimit të forcave për hir të garantimit të sigurisë së përbashkët në kontinent.

Po si t’i bëhet hallit me planet e NATO-s, që e acarojnë fort Moskës, të cilat kanë të bëjnë me vendosjen në Evropë, në veçanti në territoret e Polonisë dhe Rumanisë, të elementeve të sistemit të mbrojtës antiraket? Si të gjallërohet, të aktivizohet dhe të bëhet i aftë për veprime konkrete Këshilli NATO-Rusi? Përse e kemi kaq të vështirë për të rënë dakord mes nesh?

- Arsyeja kryesore është mungesa e besimit reciprok dhe perceptimi i përbashkët i normave dhe standardeve të sigurisë. Madje edhe vetë nocionin "siguri" ne e interpretojmë në mënyra të ndryshme. Por më kryesorja është se ne nuk u besojmë atyre, ndërsa ata nuk na besojnë ne. Po çfarë duhet të bëhet në këtë rast? Rrugëzgjidhja, sipas mendimit tim, është një e vetme: të fillojmë të bëjmë bashkarisht punë të vogla reale. Sepse kjo, madje edhe në prezencë të mosbesimit të ndërsjellë, arrihet të mishërohet në disa gjëra. Për shembull, hapja e pikës tranzite të transportit në Uljanovsk (Rusi), nëpërmjet së cilës ka kaluar tashmë në Afganistan ngarkesa për kontigjentin britanik.

0Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shtojmë në përfundim se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, megjithë ftesën e Moskës, nuk do të vijë konferencë. Motivi i refuzimit të tij? "Axhenda shumë e ngjeshur me angazhime pune".