0Të dhënat e përftuara do të jenë të nevojshme për përgatitjen e misioneve të ekspeditave të pilotuara të ardhshme në kozmos.

Në fluturim kozmik me një kohëzgjatje 1-mujore minjtë, hardhuckat (lat. Gekkonidae), gerbils (lat. Gerbillinae) dhe kërmijtë u nisën për herë të parë. Në bio-module të posaçme ishin futur gjithashtu koloni mikroorganizmash dhe bimë të ndryshme. Mbingarkesave të kozmosit nuk i rezistuan dot të gjithë “udhëtarët”: gjysma e gati pesëdhjetë minjve dhe të gjithë gerbils ngordhën që në orbitë. Ata që u kthye të gjallë do t’i nënshtrohen një studimi shumë të imtësishëm e të kujdesshëm, thotë bashkëpunëtorja shkencore e Institutit rus të Problemeve Biomjekësore, Ljudmilla Buravkova:

- Një nga qëllimet e eksperimentit ishte studimi i procesit të riaftësimit të organizmit pas fluturimit. Një pjesë e minjve janë gjallë. Ata do të duhet të ekzaminohen imtësisht. Këtë biomaterial e kanë marrë shkencëtarët e jo më pak se dyzet institucioneve kërkimore ruse, një ekip i madh studjuesish amerikanë si dhe francezët e gjermanët.

Njeriu nuk mund të dërgohet kurrsesi në kozmos pa mjete profilaktike. Sepse ai do të kthehet i sëmurë, me muskuj krejtësisht të atrofizuar dhe me ind kockor shumë të brishtë. Dhe, ka shumë mundësi, me shenjat e fillimit të kataraktës - çka është vërejtur tek një sërë astronautësh të NASA-s. Në satelitin rus "Bion-M" nuk kishte asnjë mjet profilaktik (parandalimi). Ekziston edhe një tjetër arsye përse nevojitet një satelit i veçantë: sepse po ata minj është krejtësisht e pamundur të vendosen në bordin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS) - kjo do të ishte shkelje e rregullave të higjienës.

Le të mos harrojmë faktin se pikërisht kafshët, qentë dhe majmunët, kanë vizituar të parët orbitën e Tokës në agim të erës së kozmonautikës. Në bazë të studimit të tyre është përcaktuar se sa i rrezikshëm është dërgimi i njeriut në orbitë. Por studiuesit për një kohë të gjatë i ka interesuar vetëm në fiziologjia, shpjegon eksperti shkencor rus Vladimir Siçov.

- Tani ekzistojnë metoda dhe mundësi të reja për të eksploruar proceset themelore në nivel molekular dhe gjenetik, për të kuptuar se çfarë ndryshimesh të thella ndodhin në organizëm gjatë fluturimit kozmik - pra, në kushet e mungesës së gravitetit dhe rrezatimit. Studime të tilla na lejojnë të kuptojmë se çfarë mund të pritet në rastin e fluturimit kohëgjatë të njeriut në kozmos. Kjo është një etapë e domosdoshme për të siguruar zhvillimin e kozmonautikës së pilotuar dhe për të garantuar fluturimin e ekspeditave me njerëz në thellësitë e pamata të Universit.

Lëshimet e satelitit "Bion" do të vazhdojnë.