Autoritetet e Koresë së Jugut janë të gatshme t’i ofrojnë ndihmë humanitare Koresë së Veriut nëse Pheniani bie dakord të rifillojë dialogun, deklaroi Këshilltari presidencial për çështjet ndërkombëtare dhe sigurinë kombëtare.

Pak kohë më parë u njoftua se nga territori i Koresë së Veriut u lëshuan 6 raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi "KN-02".

Nga ana e vet Ministri i Koresë së Jugut për Çështjet e Bashkimit u bëri thirrje autoriteteve koreanoveriore të rreshtin provokacionet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve.