Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, respektivisht Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi, në takimin e tyre të radhës në Bruksel, i cili u zhvillua të martën, nuk mundën të binin dakord rreth mekanizmit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, që u siglua nga ata më 19 prill.

Takimi i ardhshëm i kryeministrave me ndërmjetësimin e Kreut të diplomacisë të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, do të zhvillohet sot.

Daçiç dhe Thaçi nisën negociatat, pasi grupet e punës të Beogradit dhe Prishtinës nuk qenë në gjendje të arrijnë një kompromis gjatë dy raundeve të negociatave të zhvilluara pas datës 19 prill.