Galeria fotografike

Aktualisht koncepti i sigurisë gjithëpërfshirëse ka marrë një zgjerim shumë më të ndjeshëm se më parë. Në shekullin e ri në të nuk përfshihet vetëm garantimi i sigurisë së jetës së njeriut, eliminimi i pasojave të katastrofave teknogjene (të shkaktuara nga veprimtaria e njeriut) dhe fatkeqësive natyrore, por edhe mbrojtja e objekteve me rëndësi të veçantë (objekte kritike) nga terrorizmi, lufta kundër piraterisë. Megjithatë, si dhe më parë, një nga rreziqet kryesore mbeten zjarret. Prandaj në të gjitha vendet në mënyrë të vazhdueshme realizohet zhvillimi i teknikave të reja për shuarjen e zjarreve të fortë në godinat e banimit, në ndërmarrjet industriale. Kompania “Kamaz” - prodhuesja kryesore e kamionëve të fuqishëm rusë - ka paraqitur në Ekspozitën në fjalë një automobil të ri për shërbimin e zjarrfikësve. Projekti është implementuar në bashkëpunim me kompaninë zvicerane HIROMAX, tregon eksperti kryesor i kompanisë “Kamaz” për teknikën zjarrfikëse Eldar Jusupov:

- Një tipar i veçantë i automjetit në fjalë - makina është bërë prej materialesh të qëndrueshme inoksidabël, alumini dhe plastike të prodhuar me anë të teknologjisë pa ngjyrim. Ajo ka një kompletim standard, por karakteristikë e veçantë e saj është mundësia e përdorimit të sistemit HIROMAX, e të ashtuquajturës mjegull ujore, që lejon shuarjen e zjarrit në një apartament pa përmbytur gjatë kësaj fqinjët e kateve të mëposhtme. Makina është projektuar për të mbajtur 3 ton ujë, ndërsa përkatësisht efikasitetit të vet ky vëllim është ekuivalent me 15 ton. Ajo mund të përdoret për të shuar zjarret në apartamente, në sektorin e naftës dhe gazit, për shuarjen e kontejnerëve që kanë marrë flakë.

Një interes të veçantë zgjuan midis përfaqësuesve të biznesit të naftës dhe gazit zhvillimet më të fundit të kompanisë "ATOLL" (russ. “АТОЛЛ”). Këto janë sistemet e monitorimit të gjendjes së zonave detare me përgjegjësi të lartë - porteve, terminaleve, platformave të naftës, vë në dukje Zëdhënësi i kompanisë, Igor Kuzmenkov:

- Tani janë rritur në mënyrë të ndjeshme rreziqet kërcënuese të akteve të terrorizmit apo sabotimit. Ne jemi duke zhvilluar një kompleks të tërë mjetesh të integruara, të cilat lejojnë pikasjen që në largësi të afrimit në një objekt të caktuar të diversantëve nënujorë apo terroristëve që lëvizin në sipërfaqen e ujit. Këtë kompleks mjetesh të destinuar për garantimin e sigurisë ne po e zhvillojmë me porosi të “Gazprom-it”.