Ditën e mërkurë Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA-së planifikojnë të zhvillojnë testimin e shtyrë në prag të raketës balistike ndërkontinentale “Minutemen-3”, njoftuan përfaqësuesit e bazës ajrore Vandenberg (California).

Shtyrja e provës për 24 orë u shkaktua nga problemet teknike të garantimit të sigurisë në rajonin e poligonit.

Lëshimi do të kryhet me qëllim testimin e besueshmërisë së raketës balistike ndërkontinentale “Minutemen-3”, e cila është lloji i vetëm raketave strategjike të bazimit në tokë (në galeri nëntokësore) në përbërje të armatimeve të SHBA-së.