Ministria amerikane e Mbrojtjes i kërkoi Kongresit më shumë se 450 milionë $ për mirëmbajtjen e qendrës së paraburgimit në Guantanamo.

Ministria i përmbahet mendimit se është e nevojshme jo vetëm që Guantanamo të lihet si një qendër aktive paraburgimi, por edhe të akordohen më shumë fonde për riparime dhe pagat e punonjësve.

Ndërkohë, në fund të prillit, Presidenti amerikan Barack Obama shprehu synimin e tij për diskutimin e mundësisë së mbylljes së qendrës së paraburgimit.

Siç pritet Obama do ta ngrejë për diskutim këtë temë gjatë fjalimit të tij, kushtuar çështjes së luftës kundër terrorizmit, më 23 maj.