Militantë të paidentifikuar u dyndën me forcë në një ndërtesë të një rajoni prestigjioz në lindje të Bagdadit dhe hapën zjarr me armë automatike mbi njerëzit e ndodhur atje. Midis viktimave janë 10 gra dhe 4 burra.

Sipas informacionit në dispozicion, sulmit iu nënshtrua një shtëpi publike (bordello). Siç supozojnë autoritetet lokale, pas sulmit qëndrojnë islamistët radikalë.

Javët e fundit Irakun e ka përfshirë një valë dhune, viktima të së cilës, që nga fillimi i këtij muaji, janë bërë pothuajse 400 persona. Vetëm ditën e martë një seri sulmesh terroriste mori rreth 40 jetë njerëzish.