Në Republikën Çeke është grabitur një kamion, i cili transportonte eksponatet e ekspozitës dedikuar Marilyn Monroe. Ekspozita duhej të hapej në fillim të qershorit në Pragë. Policia e gjeti kamionin bosh në rajonin e qytetit Beroun në jugperëndim të Pragës.

"Për fat të mirë, në kamion nuk kishte sende shumë të vlefshme. Ai transportonte kryesisht korniza, vitrina prej qelqi dhe gjëra të tjera, të nevojshme për ekspozimin. Nga materialet që lidhen direkt me jetën e Marilyn Monroe atje kishte vetëm disa fotografi", - njoftoi kuratori i ekspozitës.