Të martën vullkani Turrialba në Kosta Rika volli një shtyllë hiri që arriti një lartësi prej 4 kilometrash. Fshati që ndodhet në afërsi të vullkanit u mbulua nga hiri, por megjithatë banorët u arritën të evakuohen në kohë.

Vullkani i dytë më i madh në Kosta Rika, Turrialba, shtrihet në veriperëndim të qytetit të Cartago. Lartësia e tij është 3340 metra mbi nivelin e detit. Erupsioni i fundit i madh i këtij vullkani ka ndodhur në vitin 1856.