Në Kinë kanë nxjerrë në treg dy reagentë me ndihmën e të cilëve mund të përcaktohet në kushte klinike prania e virusit të gripit të shpendëve H7N9 tek njeriu. Deklarata përkatëse u bë sot nga Departamenti i Shtetit i Kinës për kontrollin e produkteve ushqimore dhe medikamenteve.

Sipas të dhënave të fundit, numri i njerëzve të infektuar me virusin e gripit të shpendëve H7N9 në Kinë ka arritur deri në 130 persona, 36 prej të cilëve tashmë kanë vdekur.