Uraganin, që kaloi nëpër qytetin Efremov të rajonit të Tula, sinoptikët lokalë e quajtën "mikrotornado". “Ky, sigurisht nuk është një uragan i vërtetë, ne e kualifikojmë atë si një mikrotornado - fenomen ky që lind shumë shpejt, zgjat vetëm disa minuta dhe më pas kalon", - tregoi Shefi i qendrës “Rosgidromet”, Juri Varakin.

Në qytet është shpallur regjimi i gjendjes së jashtëzakonshme. U bë e ditur se gjatë situatës emergjente u lënduan 16 persona, njëri prej të cilëve është hospitalizuar në gjendje jo fort të rëndë. Shumica e të lënduarve ankohen për prerje me xhamat e thyer.