Administrata e qarkut të Kizill-Orda të Kazakistanit, ku është vendosur kompleksi “Bajkonur”, propozon që turistët të lejohen të shikojnë lëshimet e aparateve kozmike nga kozmodromi “Bajkonur”.

"Ky është një rajon mjaft interesant, mendoj se ai do të jetë atraktiv edhe për investitorët. Për shembull, në Cape Canaveral startimi i një rakete konsiderohet si një ngjarje e madhe dhe mbledh jo pak turistë. Ne duam që njerëzit të mund të shohin lëshimin e aparateve kozmike nga “Bajkonuri”, - u tha gazetarëve të mërkurën, gjatë Forumit të VI Ekonomik në Astana, Nënkryetarja e Administratës së qarkut të Kizill-Orda, Natalia Godunova.

Sipas fjalëve të saj, për zbatimin e këtij projektit mund të nevojiten dhjetra miliona dollarë.