Koreja e Veriut dërgoi një ushtarak të rangut të lartë në cilësinë e të dërguarit të posaçëm në Kinë. Bëhet fjalë për shefin e Departamentit kryesor politik të Ushtrisë Popullore të Koresë.

Autoritetet e Koresë së Veriut nuk përcaktuan se me çfarë qëllimi udhëton drejt Kinës i dërguari i posaçëm dhe se me kë do të takohet atje.

Vizita e ushtarakut të lartë të Koresë së Veriut në Kinë zhvillohet në një periudhë të vështirë në marrëdhëniet mes dy vendeve.