Ushtarakët indianë testuan me sukses raketën supersonike kruz "BrahMos", e cila është projektuar për asgjësimin e një game të gjerë objektivash detare.

Kjo raketë nuk ka ende analogë në botë që të kenë një shpejtësi supersonike dhe distancë fluturimi të ngjashme me të. Në krahasim me raketat e huaja të këtij lloji që përdoren sot "BrahMos" ka epërsi për sa i përket shpejtësisë, e cila rezulton 3 herë më e madhe, distancës së fluturimit - 2.5 herë më e gjatë, kohës së reagimit - 3 deri në 4 herë më shpejt.