Dhoma e Komunave e Parlamentit britanik votoi në favor të legalizimit të martesave mes të njëjtit seks në Angli dhe Uells. Pro të drejtave të barabarta mes martesave tradicionale dhe atyre midis përfaqësuesve të të njëjtit seks votuan të martën në mbrëmje 366 deputetë, kundër 161.

Projektligji i kaloi të gjitha tre fazat e seancave dëgjimore. Tashmë ai do t'i kalojë për miratim Dhomës së Lordëve. Dokumenti në fjalë u propozua nga qeveria dhe shkaktoi shumë polemika në komunitet dhe në Kabinetin e Ministrave.