Ankaraja ka mbyllur për një muaj pikën e kalimin kufitar me Sirinë pas një shpërthimi të dyfishtë në kufirin turko-sirian më 11 maj, viktima të të cilit u bënë 51 persona, njoftuan mediat lokale.

Përjashtim do të bëhet për qytetarët e Turqisë, që ndodhen në Siri, të cilët si dhe më parë do të kenë mundësi të kthehen në atdhe, si dhe personat që nuk janë shtetas të Sirisë, të cilët duhet të kalojnë tranzit në Turqi. Askush nuk do të lejohet të shkojë në Siri nga territori i Turqisë.

Përveç kësaj, autoritetet turke kanë urdhëruar përforcimin e masave të sigurisë në vend.