0Ndërkohë botimi francez "Le Figaro", duke iu referuar dëshmive të diplomatëve nga Bashkimi Evropian, publikon një shifër drastike: të paktën 800 vullnetarë xhihadistë nga BE-ja sot janë duke luftuar në radhët e kundërshtarëve të Bashar Al-Assadit. E kush, pas kësaj, mund të akuzohet për ndërhyrje në konflikt dhe për mbështetje të bëmave kriminale? "Le Figaro" njofton se shumica e xhihadistëve nga Evropa u rreshtuan në njësitë e organizatave të lidhura me "Al-Qaeda" - para së gjithash të grupit terrorist "Al-Nusra Dzhabhat", i cili kohët e fundit i bëri "Al-Qaeda" zyrtarisht "betimin e besnikërisë". Dhe pikërisht këta njerëz Evropa tani ka ndërmend t’i furnizojë me armë - më 27 maj ministrat e jashtëm të BE do të diskutojnë heqjen e embargos mbi dërgesat e armëve në Siri. Nga kjo rezulton se, në fakt, Perëndimi është bërë furnizuesi i armëve për terroristët.

Është e paqartë, megjithatë, se si mbështetja e terroristëve, që mburren me kanibalizmin e tyre para kamerave, bashkëjeton në Evropë dhe SHBA me deklaratat e bujshme mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Është e pakuptueshme edhe se si një mbështetje e tillë mund t’i shërbejë interesave reale të vendeve perëndimore. Në fakt këto mospërputhje kanë filluar që në periudhën e mbështetjes së militantëve islamikë kosovarë nga NATO. Meqë ra fjala sot, po ai botim francez "Le Figaro", fikson në mesin e qindra militantëve evropianë, që luftojnë në Siri, shumë luftëtarë të ardhur nga Kosova. Por ka në radhët e këtyre militantëve edhe rreth 100 qytetarë britanikë, deri në 80 islamistë belgë si dhe dhjetra terroristë me pasaporta daneze, gjermane, irlandeze.

Mediat evropiane konfirmojnë se Bashar Al- Assad gjoja vazhdon të mbahet e të rezistojë vetëm falë armëve ruse dhe iraniane. Mohammad Morandi, Dekani i Fakultetit të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Teheranit, nuk e përqas këtë pozicion, duke vënë theksin mbi llogaritë e gabuara të lidershipit amerikan që nënvleftësoi popullaritetin e regjimit të Assadit.

- Ekstremistët janë në rritje në të gjitha vendet e Lindjes së Mesme. Por ky është një rezultat evident i politikës amerikane, që mbështet regjimet, të cilat nga ana e vet pjellin këta ekstremistë - në radhë të parë Arabinë Saudite dhe Katarin.

0Itinerari i furnizimit të armëve për rebelët sirianë është tashmë i njohur. Paratë nga Katari dhe Arabia Saudite shkojnë në tregjet e Turqisë, kurse prej andej armët nëpërmjet kufirit të kontrolluar nga rebelët përhapen nëpër të gjithë vendin. Ka shumë burime të armëve edhe në vendet fqinje të Sirisë - në Jordani dhe Liban. Ja prej nga vjen, siç thonin në kohërat e moçme, rreziku kërcënues për paqen.