Lëshimi i parë provë i raketëmbajtëses së re të klasës së rëndë "Angara-5" nga kozmodromi “Pleseck”, pas bashkërendimit të grafikut, do të caktohet për jo më vonë se maji i vitit 2014, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës me emrin e Hruniçev, Aleksandër Seliverstov.

Sipas fjalëve të tij, në lidhje me programin e lëshimit të "Angara" i raportohet çdo javë vetë Ministrit të Mbrojtjes. "Ne e ndjejmë mbështetjen dhe vëmendjen si nga ana e Zëvendëskryeministrit Dimitri Rogozin, ashtu edhe nga Ministri i ri i Mbrojtjes. Grafiku i punës është mjaft i ngjeshur, por plotësisht i realizueshëm megjithatë", - përfundoi ai.