7 efektivë të forcave të sigurisë egjiptiane, të cilët u rrëmbyen në Gadishullin e Sinait më 16 maj, u liruan dhe po udhëtojnë tani drejt Kajros, njoftoi zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Egjiptit.

Sipas fjalëve të tij, pengjet u liruan në sajë të përpjekjeve të përbashkëta të inteligjencës ushtarake egjiptiane dhe kryetarëve të fiseve të Gadishullit të Sinait.