Një divizion i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (Israel Defence Forces, IDF) iu kundërpërgjigj sulmit, duke hapur zjarr mbi pozicionet e sulmuesve nga ana e territorit sirian.

"Natën një patrullë e IDF u qëllua pranë kufirit me Sirinë në afërsi të Lartësive të Golanit. Nuk pati të lënduar, u dëmtua vetëm automjeti patrullues. Ushtarët iu kundërpërgjigjën zjarrit dhe asgjësuan objektivin", - thuhet në deklaratën e publikuar nga shërbimi për shtyp i ushtrisë izraelite.

Nuk ka informacion në lidhje me faktin se kush hapi zjarr mbi ushtarët izraelitë, dhe nëse ka apo jo viktima nga ana e palës siriane.