Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov e quajti "humbjen" e pikëve, të dhëna për përfaqësuesen ruse në “Eurovizion”, një veprim skandaloz, i cili nuk do të mbetet pa përgjigje. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij nga Azerbajxhani, Elmar Mammadjarov.

Azerbajxhani nuk i dha Dina Garipova-s asnjë pikë, edhe pse, siç deklaroi Kreu i televizionit publik të Azerbajxhanit, në bazë rezultateve të votimit të teleshikuesve ajo zinte vendin e dytë. Kjo do të thotë se asaj duhet t’i kishin dhënë edhe 10 pikë. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, ka kërkuar të zbardhen arsyet që shkaktuan këtë incident.