Shqipëria do të vendosë regjimin pa viza për turistët rusë në periudhën nga 25 maji deri më 25 shtator, njoftoi Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse.

"Regjimi pa viza për shtetasit rusë vendoset për të pestën herë radhazi. Ky regjim përfshin vetëm udhëtimet turistike private dhe udhëtimet njohëse, nuk përfshin vizat e punës. Qytetarët rusë do të mund të qëndrojnë në Shqipëri për 90 ditë", - sqaroi Ambasada e Republikës së Shqipërisë.

Në verën e vitit 2012 Shqipëria u vizitua nga rreth 10 mijë shtetas rusë. Autoritetet vendase presin rritje të fluksit turistik nga Rusia edhe gjatë verës së vitit 2013.

Në rritjen e fluksit turistik të rusëve në Shqipëri mund të ndikojë edhe vendosja e regjimit të vizave kombëtare në Kroaci, për shkak të të cilit një pjesë e turistëve mund të zgjedhin Shqipërinë, në vend të Kroacisë, për të kaluar pushimet verore në bregdetin e mrekullueshëm të Detit Adriatik.