Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, po fillon vizitën e vet në Lindjen e Mesme, gjatë së cilës ai do të përpiqet të inkurajojë palët kundërshtare të konfliktit në Siri për bisedime paqësore.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad e ka hedhur poshtë tashmë idenë e bisedimeve paqësore me opozitën në një intervistë të dhënë për gazetën argjentinase “Clarin”, e cila u publikua ditën e shtunë.

Ndalesa e parë e John Kerry do të jetë Omani - një vend ky historikisht i lidhur ngushtë me Iranin, aleati kryesor i Presidentit Bashar Al-Assad.

0Pritet që gjatë vizitës së John Kerry me Omanin të nënshkruhet një kontratë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes antiraket të prodhimit amerikan me shumë prej 2 miliardë $.