Në Detin e Bardhë po përgatiten provat në uzinë të raketës më të re balistike "Skif" (russ. “Скиф”), e cila është e aftë të qëndrojë në regjim pritjeje në fund të oqeanit ose të detit dhe sipas komandës së marrë të godasë objektivat tokësore dhe detare. Raketa planikohet të testohet deri në fund të qershorit të këtij viti.

0Raketën në fund të Detit të Bardhë për testim do ta instalojë nëndetësja diesel-elektrike B-90 "Sarov", e cila është modifikuar posaçërisht për provat e raketës "Skif". Në nëndetëse janë instaluar një pajisje për lëshimin e silurave me diametër të zmadhuar (rreth 1 m) dhe cisterna speciale me çakëll (zhavorr), të cilat duhet të kompensojnë peshën e raketës së lëshuar dhe të ndihmojnë nëndetësen të ruajë barazpeshën.