Personi, i cili vrau veten sot në Katedralen e Notre Dame de Paris, rezultoi të ishte shkrimtari francez Dominique Venner. Ai qëlloi veten me armë zjarri pikërisht para altarit të katedrales.

Dominique Venner lindi më 16 prill të vitit 1935 në Paris. Duke qenë njeri i pikëpamjeve të djathta ekstreme dhe nacionaliste, Venner u bë i njohur si eseist, autor i disa veprave historike, duke përfshirë edhe revolucionin e vitit 1917 në Rusi. Vepra e tij "Histoire de l’Armee Rouge” u vlerësua me meritë nga Akademia Franceze e Shkencave në vitin 1981.

Motivet, të cilat e kanë shtyrë Venner-in të kryejë vetëvrasje, ende nuk dihen. Megjithatë ai kishte me vete shumë letra, në të cilat mund të përmbahet përgjigja për këtë pyetje.