Pëllumbi-rekordmen belg, i pagëzuar me emrin Rrufeja, iu shit një biznesmeni nga Kina për 400.000 $ - një çmim rekord ky për gjithë historinë e tregtisë me këta zogj.

Rrufenë 1-vjeçare e ka rritur një rritës i njohur belg i shpendëve, i cili i shiti të gjitha shpenzët e veta për 5.5 milionë $. Shumica e pëllumbave super të shpejtë të ankandit në Belgjikë iu shitën blerësve kinezë dhe tajvanezë.

Një prej ekspertëve theksoi se shitja e zogjve për gara të kujton tregun e artit në atë kuptim, që për një pikturë të Picasso-s blerësi është i gatshëm të ofrojë një sasi shumë më të madhe parash, sesa për një tabllo të një artisti më pak të njohur.