093-vjeçari Hans Lipschis ka hyrë në listën e kriminelëve më të kërkuar nazistë të luftës. Me prejardhje nga një familje lituaneze, Lipschis në periudhën e viteve 1941-1945 ka shërbyer në Divizionin SS “Totenkopf” ("Koka e vdekur"), i cili ruante kampin e përqendrimit të "Auschwitz". Lidhjen e vet me Divizionin SS Lipschis nuk e mohon. Por gjatë kësaj deklaron se ka qenë thjesht një kuzhinier dhe se të gjitha tmerret e "kampit të vdekjes" ai i dinte vetëm nga fjalët e personave që punonin me të. Megjithatë, hetuesit kanë grumbulluar prova faktike që dëshmojnë se ai ka qenë mbikëqyrës (rojë i burgut) në stacionin hekurudhor, ku bëhej "seleksionimi" i të burgosurve të rinj. Pikërisht atje mjekët dhe oficerët SS përzgjidhnin ata që ishin të aftë për të punuar, kurse të tjerët i dërgonin direkt në dhomat e gazit. Me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Hans Lipschis drejt vdekjes u dërguan 9.515 vetë.

Pas përfundimit të luftës Lipschis emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos me banim në Çikago. Në vitin 1982 ai u dëbua nga vendi për shkak të fshehjes të së kaluarës së tij prej SS-i nga qeveria amerikane. Vitet e fundit Hans Lipschis u vendos me banim në Gjermani, ku dhe u arrestua në fillim të majit. Historiani rus Vladimir Simindej vë në dukje si vijon:

- Rëndësia e zhvillimit të këtij procesi gjyqësor konsiston në vetë faktin se do të zbatohet parimi i pakthyeshmërisë së dënimit për krimet masive të kryera kundër njerëzimit, për përfshirje në gjenocid. Një problem tjetër - lind dyshimi serioz në lidhje me atë se Themis gjermane ka mbajtur një qëndrim të shkujdesur, të pavëmendshëm ndaj çështjes së kërkimit të kriminelëve të luftës gjatë gjithë këtyre viteve. Në këtë rast lind natyrshëm pyetja: po përse këta njerëz nuk janë gjetur dhe ndëshkuar më parë? Unë do të dëshiroja t’i uroja një pjesëmarrje më aktive edhe historianëve, edhe përfaqësuesve të autoriteteve hetuese në analizimin e bazës dokumentale, në mënyrë që të identifikohen kriminelët e luftës të mbetur pa u ndëshkuar.

Sipas të dhënave të ekspertëve, të cilët janë të angazhuar në kërkimin e kriminelëve nazistë të luftës, në vende të ndryshme të botës fshihen nga drejtësia qindra xhelatë nazistë. Për shembull, në një nga periferitë e Parisit jeton pa kokëçarje 96-vjeçari Nicolas Rutych-Rutchenko. Aktualisht një shkrimtar i respektuar, ndërsa gjatë viteve të Luftës së Madhe Patriotike (Luftës së Dytë Botërore) ai ka qenë i përfshirë në ekzekutimet e banorëve paqësorë në rajonin e Leningradit.

Hungarezi 97-vjeçar Ladislaus Finch-Chatara jeton në njërën prej lagjeve të qeta të Budapestit. Ish-oficeri i lartë i policisë, që ruante një nga getot më të mëdha naziste, ka gisht në dërgimin për shfarosje në dhomat e gazit të më shumë se 15.000 hebrenjve.

Ukrainasi 92-vjeçar Vladimir Katrjuk jeton në Kanada. Tani ai merret me kultivimin e bletëve në fermën e tij, kurse në mars të vitit 1943 në përbërjen e batalionit ndëshkimor bëri shkrumb e hi fshatin bjellorus Hatyn dhe masakroi banorët e tij.

Ja se çfarë thotë Nënkryetari i Lëvizjes Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut "Botë pa nazizëm", Valeri Engel:

0- Për krime, vepra të tilla penale nuk ekziston afat i limituar kohor në asnjë vend të botës. Këta njerëz duhet të vuajnë dënimin për krimet kundër njerëzimit.