Së paku 91 persona humbën jetën si pasojë e një uragani të fuqishëm që përfshiu shtetin amerikan të Oklahomës.

Ndër viktimat janë 20 fëmijë, disa prej të cilëve humbën jetën si pasojë e shembjes së ndërtesës së shkollës fillore. Shumë nxënës të tjerë, sipas të gjitha gjasave, janë varrosur nën rrënojat e godinës së shkollës.

Operacionet e kërkimit po kryhen me përdorimin e qenve të trajnuar. Kërkimet e të lënduarve i vështirëson fakti se në bregdetin perëndimor të Shteteve të Bashkuara tashmë ka rënë nata.

Presidenti amerikan Barack Obama shpalli vendosjen e regjimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Oklahoma, çka u garanton të prekurve nga tornado ndihmë prej buxhetit federal.