Në Moskë, në kuadër të Konventës VI Ndërkombëtare të Tatuazheve, do të zhvillohet një konkurs bukurie mes vajzave me tatuazhe. Aktiviteti në fjalë do të zhvillohet nga data 24-26 maj.

Për disa muaj me radhë pretendentet për titullin e Mbretëreshës së Tatuazheve (në ang. Tattoo Queen) kanë luftuar për vend në finale. Votimi është zhvilluar në Internet. Ato që kaluan me sukses etapën e përzgjedhjes do të performojnë në fazën finale të konkursit në Moskë. Se çfarë konkursesh i presin vajzat nuk është bërë e ditur ende.

Pritet që konkursi Tattoo Queen të bëhet i përvitshëm.