Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite njoftoi mbi arrestimin e 10 personave të akuzuar për spiunazh, ndaj të cilëve në mars të këtij viti nisi një çështje penale. Mes të arrestuarve tetë persona janë shtetas të Arabisë Saudite, një shtetas turk dhe një shtetas libanez.

Në mars Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite arrestoi 18 persona të dyshuar për transferimin e informacionit rreth objekteve të ndryshme saudite një pale të tretë. Vëzhguesit besojnë se marrësi i paidentifikuar i informacionit sekret është Teherani.

Të gjithë të arrestuarit në muajin mars janë shtetas të Arabisë Saudite. Bëhet fjalë për shiitë nga krahinat lindore të mbretërisë, ku nisën protestat masive për më shumë të drejta për pakicat fetare.